Vizita e parashikuar për sot në Prishtinë e ndërmjetësit të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Robert Kuper, është anuluar për shkak reshjeve të mëdha të borës.
Kuper një ditë më parë ka qenë në Beograd, për të biseduar me shefin e delegacionit serb në dialog, Borisllav Stefanoviç.
Mësohet se ky i fundit i ka propozuar ndërmjetësit evropian disa propozim-modele për përfaqësimin rajonal të Kosovës, që, sipas tij, janë në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së.
Burimi: Shekulli.com.al