|
TIRANË- Qarku Tiranë numërohen 121 kuti, (826 totali) në avantazh është PS me 45.6% të votave të numëruara. PD rezulton me me 39.8% të votave. Lëvizja Socialiste për Integrim 4.62%, LZHK 1.32%, PR 1.2%, PSD 1%. Qarku Kukës, numërohen 75 kuti (217 totali), kryeson PD me 59%. PS me 16.26% të votave, PSD 12.3%, PR 4.8%, LSI 2,4%, PLL 1,2%.
Qarku Berat, 53 kuti të numëruara PS 46,8%, PD 28.3%, PR 7.2%, LSI 12.1%. Qarku Durrës 72 kuti të numeruara (352 gjithsej), PS 40.7 %, PD 48.5 %,LSI 4.6 % Qarku Vlorë 52 kuti (345 totali), PS 43.6 %, PD 26.2 %, LSI 2.8%, PDS 5.9%, PBDNJ 4.9%. PAA 1.8% Qarku Fier, numërohen 51 kuti (488 gjithsej), PS 48.9%, PD 33.2%, LSI 4.9%, PLL 3.4%, PSD 1.0%, PR 1.5% Qarku Gjirokaster, 50 kuti të numëruara (285 gjithsej), PS 42.2 %, PD 42.8 %, PR 2.7, PSD 2.3 %, LSI 1.7%. Qarku Korçe 58 kuti të numeruara nga 421 gjithsej: PD 43.4%, PS 39.9%, PBDNJ 2.4%, LSI 4.2%, PR 1.6%, PSD 1% Qarku Lezhë 15 kuti te numeruara nga 244 gjithsej: PD 51.3 %, PS 28 %, PSD 5.8 %, PAA 3.6 %, PSV91 3.0 % Qarku Dibër numërohen 19 kuti (314 gjithsej): PD 45.8%, PS 34.2%, LSI 5.6%, LZHK 2.9%, PR 1,7%, PSD 1.2 % Qarku Shkodër 45 kuti të numëruara nga 413 gjithsej: PD 47.2%, PS 33.7%, PR 4%, LSI 2.7%,PDK 2.5%,PAA 2.1% Qarku Elbasan 62 kuti të numeruara nga 550 gjithsej: PS 43.6%, PD 36.6, LSI 6.6%, PR 2,4%, PSD 1.3%, PDI 1.3% **************** Zgjedhjet, rezultatet e para zyrtare ora 03:00 TIRANË- Hapja e kutive të para të votimit ka përmbysur krejtësisht situatën e paraqitur nga sondazhet dhe exitpoll-et pasdites. Të dhënat nga qytetet e Tiranës, Korçës dhe Beratit kanë nxjerrë si favorite Partinë Socialiste, e cila në këto qytete kryeson me më shumë se 10 për qind të votave në krahasim me Partinë Demokratike. Kjo e fundit projektohet si fituese në qarqet e Kukësit dhe Lezhës me një diferencë shumë të madhe. Rezultatet paraprake që publikohen nga Shekulli janë grumbulluar deri në orën 03.00 të mëngjesit. Rezultatet e para në Tiranë kanë qenë surprizë edhe për Partinë Socialiste. Kutia e parë që është hapur dhe numëruar është e zonës së Kamzës. Në të kryeson PS me 48% të votave e ndjekur nga PD me 38.5. Kjo është vetëm kutia e parë por në një zonë të konsideruar si bastion të PD-së. Ndërkohë në Korçë PS kryeson me 56.82% më shumë se dy kutitë e para. Në Berat socialistët janë gjashtë për qind përpara. Ndërkohë PD kryeson ndjeshëm në zonat e Kukësit dhe të Lezhës. Në Kukës janë hapur 41 kuti votimi dhe PD kryeson me 54.26% të votave kundrejt 13.22% të PS-së. Edhe në Lezhë avantazhi i PD-së është i lartë. Në dy kuti ajo ka grumbulluar me rreth 20% më shumë vota se sa PS. Për rrethet e tjera situata është ende e paqartë pasi numërimi i votave ka nisur shumë me vonesë dhe ende nuk janë publikuar rezultatet e para. Ajo që bie në sy në këto zgjedhje është numri tepër i vogël i votave që kanë marrë partitë e vogla. Përveç LSI-së në Berat dhe PSD-së në Kukës, partitë e tjera të vogla janë pothuajse të papërfillshme. Kreu i ECA, Ilirjan Celibashi, ka shpjeguar rreth orës 02.30 të ditës së djeshme se projeksionet do të marrin formën e qartë rreth orës 05.00 të mëngjesit, kur të jetë numëruar një përqindje e mirë e votave që kanë dhënë shqiptarët në 28 qershor. Në orët e paradites pritet që situata të qartësohet tej mase dhe në këtë kohë mund të flitet për një fitues të qartë. Në Gjirokastër në tre kutitë e para të votimit nga numërimi, kryeson PS me 49.02%, e ndjekur nga PD me 43.14%. Tiranë 1 PS 48.22 PD 38.51 LSI 3.56 PSD 3.24 PAA 2.27 PR 1.29 Korçë 3 kuti PS 56.82%, PD 40.15%, PSD 1.52%, Kukës 14 PD 54.26%, PS 13.22%, PSD 17.4%, PR 6.59%, Lezhë 2 PD 46.95 PS 24.41 PR 5.16 PDK 4.23 LDK 3.76 Berat 7 PS 41.85 PD 35.83 LSI 7.31 PR 5.82%, Gjirokastër 3 kuti votimi PS: 49.02%, PD: 43.14%, BLD:3.92%, PSD: 3.92%. Burimi: Shekulli.com.al |