Sondazh

Kush eshte politikani me i preferuar ne Shqiperi ?
 
Pjesėmarrja nė votime, KQZ: Votuan 46% e zgjedhėsve PDF Print
Monday, 29 June 2009

KQZTIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e fundit për pjesëmarrjen e shqiptarëve në votime, në disa qarqe të vendit. Sipas të dhënave të grumbulluara nga KQZ-ja, mësohet se në shkallë vendi është shënuar një pjesëmarrje në votime në rreth 46% .
Burimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve bëjnë me dije se ende nuk ka të dhëna përfundimtare për pjesëmarrjen në Durrës, Korçë, Elbasan. 


Sapo të mbërrijnë, do të bëhen publike. Pas mbylljes së votimit kryeministri Berisha vlerësoi si shumë të kënaqshme pjesëmarrjen në votime. Po ashtu edhe lideri i PS-së, Edi Rama deklaroi të njëjtën gjë, duke falënderuar gjithë shqiptarët për pjesëmarrjen e tyre në këtë ditë historike.

Pjesëmarrja në qarqe
Gjirokastër 53%
Berat 46%
Dibër 43%
Fier 48%
Tiranë 50%
Vlorë 36%


19.00
Mbyllet orari zyrtar i votimeve. Ristani: Do vijojë, ku ka radhë

TIRANE- Ora 19.00 ka shënuar mbylljen e orarit zyrtar për votimet parlamentare në vendin tonë.
Nuk dihet ende nëse nëpër qendrat e votimit në vend, ka radhë, apo persona në pritje, por dihet tashmë se ata do të kenë shansin e votës, pasi do të lejohet të shprehin vullnetin e tyre.

Kryetari i Komisionit Qëndror Zgjedhor, Ristani deklaroi se nëse në Qendrat e Votimit do të ketë radhë pas orës 19.00, kohë kur deklarohet mbyllja e votimit, atëherë QV do të vazhdojnë të qëndrojnë të hapura.

"Nëse do ketë radhë, pas 19:00 do të votohet. Ata që janë në radhë do dorëzojnë letërnjofimet. Do votojnë vetëm ata në pritje"- deklaroi Ristani në prononcimin e tij të parë për shtyp për procesin zgjedhor.


17.25
KQZ, Ristani në konferencë: Parregullsitë dhe pjesëmarrja në votime


TIRANË- "Proces normal me disa probleme të vogla". Kështu e ka cilësuar kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani ecurinë e deritanishme të procesit zgjedhor në vend.

Gjatë një konference për shtyp, pak minuta më parë, Ristani ka bërë një pasqyrë të procesit duke pranuar edhe problemet në disa qendra votimi. Ai ka deklaruar se votimi ka nisur normalisht dhe është ndërprerë vetëm në 3 qendra votimi, ku shkak është bërë largimi i komisionerëve.
Ndërkohë për problemin e bojës, shumë i diskutuar Ristani ka garantuar se boja matrukuluese është e sigurtë me një përqindje 4 herë më të lartë nitrat argjendi dhe nuk hiqet.
"Problemet janë shumë të pakta po të llogaritësh se kemi 4750 QV në gjithë vendin.
Kishim probleme në momentin e parë me bojën e vulave, disa nga kutitë e bojës nuk ishin të mbushura dhe kompensuam menjëherë"- tha ai.


Pjesëmarrja deri në orën 16.00 në disa qarqe

Berati 45%
Dibra 42 %
Fier 45 %
Lezha 39 %
Shkodra 41 %
Tirana 41 %


Pjesëmarrja në votime sipas KQZ-së, deri në orën 14.30

Berat 37%
Dibër 31%
Durrës 34 %
Elbasan 37%
Fier 38 %
Korcë 35%
Kukës 41%
Lezhë 34%
Shkodër 35%
Tiranë 38%
Vlorë 33 %

 

Burimi: shekulli.com.al 

 
< Prev   Next >

Lajmet e fundit nga shtypi shqiptar

Kliko mbi artikullin per ta lexuar !

Figura politike

sali_berisha.jpg

Vizitore Online

Tani ka 24 vizitore online

Futu / Rregjistrohu






Keni humbur Passwordin?
Nuk jeni akoma anetar? Atehere rregjistrohuni ketu
Kliko me poshte dhe ruaj faqen tone ne "social bookmarking" te ndryshme !