Sondazh

Kush eshte politikani me i preferuar ne Shqiperi ?
 
Vendimi: Demokristianėt, pjesė e maxhorancės PDF Print
Sunday, 07 June 2009
Socialistët dhe socialdemokratët deklaruan se, nëse PDK-ja do të qëndronte mes të majtëve, partitë e djathta do të kishin kontrollin absolut në grupet e numërimit të votave, që bie ndesh me Kodin Zgjedhor. 

TIRANE-Kolegji i Lartë Zgjedhor pranoi kërkesën e paraqitur nga Partia Socialiste dhe Partia Socialdemokrate për futjen e Partisë Demokristiane, të drejtuar nga Nard Ndoka, në grupin e partive të shumicës parlamentare për anëtarin e 3-të dhe të 4 të grupit të numërimit të votave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, më datë 01.05.2009, mbështetur në letrën e dërguar nga Parlamenti, nuk e përcaktonte PDK-në pjesë të shumicës. Socialistët dhe socialdemokratët deklaruan se, nëse PDK-ja do të qëndronte mes të majtëve, partitë e djathta do të kishin kontrollin absolut në grupet e numërimit të votave, që bie ndesh me Kodin Zgjedhor për balancën 2 me 2 në grupet e numërimit të votave.

Por pas ankimimit të bërë në Kolegjin Zgjedhor, PDK i kalon partive të djathta, duke e vlerësuar këtë si një veprim të drejtë dhe duke akuzuar PD-në si “ziliqare”.

Po dje, Kolegji Zgjedhor rrëzoi ankimimin e PS-së për listat e Partisë Agrare Ambientaliste. Pas vendimit të kolegjit, PAA do të renditet mes partive konkurrente të zgjedhjeve të 28 qershorit. PS ishte ankuar në kolegj, pasi ajo ngrinte pretendimin se PAA ka ndryshuar listën shumemërore, pasi nuk plotësonte kuotën 30% të përfaqësimit të grave në 6 qarqe, pas vendimit të marrë nga KQZ-ja për këtë forcë politike. Por, drejtoresha juridike e KQZ-së, Dëshira Pasku tha se PAA e ka korrigjuar listën brenda afatit. Por socialistët janë shprehur se në qarqet e Shkodrës dhe të Fierit ndryshimet ishin bërë pas vendimit të KQZ-së, pra në datën 2 qershor, ndërsa lista duhej të ishte gati në 27 maj. Kreu i PAA-së, Xhuveli e quan të drejtë vendimin e Kolegjit Zgjedhor. Tashmë i hapet rruga prodhimit të 3.145.748 fletëve të votimit për zgjedhjet parlamentare të qershorit.
(s.g/BalkanWeb)
 
< Prev   Next >

Lajmet e fundit nga shtypi shqiptar

Kliko mbi artikullin per ta lexuar !

Figura politike

fatos_nano.jpg

Vizitore Online

Tani ka 23 vizitore online

Futu / Rregjistrohu






Keni humbur Passwordin?
Nuk jeni akoma anetar? Atehere rregjistrohuni ketu
Kliko me poshte dhe ruaj faqen tone ne "social bookmarking" te ndryshme !