Sondazh

Kush eshte politikani me i preferuar ne Shqiperi ?
 
Gripi i Derrit, Ministria e Shėndetėsisė nxjerr urdhra PDF Print
Thursday, 30 April 2009
 h1n1 virusMinistria e Shëndetësisë nxjerr urdhrin për shërbim sanitar 24 orë në të gjitha pikat kufitare dhe vë në dispozicion të fondit të emergjencës 1 mln lekë. Ministria apel qytetarëve: "Në rast dyshimi të prekjes nga virusi drejtohuni mjekut" 

TIRANE- Ministria e Shëndetësisë vë në dispozicion të fondit të emergjencës shumën prej 1 milionë lekësh për përballimin e situatës në rast nevoje. Ministria e Shëndetësisë njofton se ky fond do të rritet në varësi të ecurisë epidemiologjike. 

Gjithashtu në njoftimin për shtyp të kësaj ministrie informohet se është nxjerrë urdhri për shërbimin 24 orë të shërbimit sanitar në të tëra pikat e kufirit si dhe është miratuar udhëzimi për spitalet rajonale dhe masat që duhet të ndërmarrin në rastet e përhapjes së virusit të gripit të derrit.

Ministria e Shëndetësisë, informon më tej qytetarët se, nuk ka asnjë arsye që të ndryshojnë sjelljen e përditshme, por në të njëjtën kohë u bën thirrje që të kontaktojnë me mjekun e familjes apo strukturat më të afërta të shëndetit publik në rast të dyshimit të prekjes nga gripi i derrit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rritur në 5 nivelin e rrezikut të pandemisë nga gripi i derrave në pesë, nga gjashtë që është niveli maksimal i saj. Kjo nënkupton që bota është përballë rrezikut të pandemisë nga virusi H1N1 i gripit të derrave. Meksika, vendi ku sëmundja u detektua për të parën herë, mbetet më e goditur me 7 vdekje të konfirmuara dhe mbi 150 vdekje të dyshuara nga virusi vdekjeprurës.
(s.g/BalkanWeb)
 
< Prev   Next >

Lajmet e fundit nga shtypi shqiptar

Kliko mbi artikullin per ta lexuar !

Figura politike

edi_rama.jpg

Vizitore Online

Tani ka 7 vizitore online

Futu / Rregjistrohu






Keni humbur Passwordin?
Nuk jeni akoma anetar? Atehere rregjistrohuni ketu
Kliko me poshte dhe ruaj faqen tone ne "social bookmarking" te ndryshme !