Për tre orë me radhë pjesëmarrësit do të kenë rastin që si zakonisht të debatojnë dhe të njoftohen me fytyra të reja të komuniteteve më aktive në Kosovë. Në fakt ndoshta është më mire të mos quhen edhe pjesëmarrës për shkak se nuk është një lloj konference “standarde” por është më shumë një lloj takimi mes njerëzve të intersuar për të thyer monotoninë e zakonshme ditore të kthimit në shtëpi pas pune, dhe të zhvillimit të aftësive dhe njohurive në fusha të reja.
Nën përkrahjen e IPKO Foundation dhe nën përkrahjen mediale kësaj radhe nga www.telegrafi.com, BarCamp Prishtina që mbahet në Hacienda do të ofrojë mundësinë për debate, dhe madje edhe për prezantime joformale që kanë lidhje me temat prej ngjarjeve të mbajtura më parë. “Këtë herë kemi lënë më shumë kohë për debate, duke pasur parasysh qe temat nxisin më shumë debat” është shprehur Gent Thaçi, një prej organizatorëve të BarCamp Prishtina.

Temat e konfirmuara për këtë radhë janë:
1. Telegrafi, që do të prezantojë platformën e reklamimit që për së pari herë aplikohet ne Kosovë, sekcionin e punëgjetjes, disa të dhëna me interes për krijuesit/zhvilluesit e rinjë në Kosovë dhe një suprizë speciale.
2. Betim Drenica ( http://betimdrenica.wordpress.com/ ) do të prezantoj zhvillimin e aplikacioneve mobile në platformën Windows Phone 7 dhe mundësitë që i ofron ajo, e sidomos për zhvilluesit në Kosovë. Ai poashtu do të prezantoj arritjet e tij në këtë fushë, dhe do të jap këshilla specifike për ata që dojnë të nisin të punojnë me këtë platformë.
3. Arianit Dobroshi do të flas për pronësinë intelektuale (Intellectual Property), apo IP, copyright, dhe licensen Creative Commons, të cilën ai e ka përkthyer në gjuhën shqipe.
Mendojmë që këtë herë do ta kemi nje debat më të strukturuar rreth kësaj cështjeje.
Burimi: PCWorld.al